Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Disa deputetë të Bundestagut takohen me Konjufcën, ambasadori Rohde jep detaje

Gazeta10
28 February 2024 - 19:31

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim disa deputetë të Bundestagut gjerman.

Për këtë ka njoftuar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

“Në agjendën e Komitetit të Mbrojtjes të Gjermanisë sot kishim takime në Kuvendin e Kosovës”.

“U pritur fillimisht nga Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca për një diskutim, më pas deputetët u takuan me homologët e tyre nga Komisioni i Mbrojtjes të Kosovë për një takim”.

“Shkëmbimi parlamentar është kyç”, ka shkruar ambasadori gjerman në platformën “X”, të mërkurën. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.