Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Izolimin dhe sabotimin tonë ndërkombëtar që nuk arriti ta bënte Serbia, po e bën vet Kryeministri

Gazeta10
01 March 2024 - 13:48

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, ka kritikuar Kryeministrin Kurti për mosprezencën fizike, në Samitin BE-Ballkan Perëndimor, të mbajtur dje në Tiranë.

Ai theksoi se ndonëse që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Serbia ka tentuar të sabotojë pjesëmarrjen e Kosovës në çdo mekanizëm ndërkombëtarë, fatmirësisht ajo nuk ia kishte dalë më parë, shkruan lajmi.

Kjo, pasi Kosova kishte shënuar vetëm suksese në përfaqësimet ndërkombëtare.

“Fatkeqësisht, atë që nuk arriti ta bëjë Serbia për 16 vjet – izolimin dhe sabotimin ndërkombëtar të Kosovës – po e bën vetë kryeministri i Kosovës”, ka thënë Tahiri duke kritikuar Kurtin për mos prezencën e tij fizike në Samitin BE-Ballkan Perëndimor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.