Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këta janë dy kosovarët, njëri nga Vushtrria e tjetri nga Mitrovica që u kapen në flagrancë në Tiranë, dërguan atje një armë zjarri për ta shitur

Gazeta10
03 March 2024 - 12:56

Një armë zjarri – pistoletë, është transportuar nga Kosova në Shqipëri, me qëllim për t’u shitur atje. Informatat i kishte siguruar inteligjenva policore dhe si rezultat i tyre, dy kosovarë u kapën në flagrancë. Policia shqiptare njofton se ka arrestuar R. F., 19 vjeç banues në Vushtri dhe A. A., 19 vjeç banues në Mitrovicë.

Lidhur me rastin, policia njofton se në automjetin e tyre u gjetën:

“Arma e zjarrit, krëhri, municioni luftarak, silenciatori, automjeti dhe një aparat celular”, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia thotë se po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.