Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Abdixhiku takon forumin e Gruas së LDK-së: Ne besojmë në lirinë ekonomike të gruas

Gazeta10
03 March 2024 - 18:41

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se në Forumin e Gruas kanë diskutuar për pavarësinë ekonomike të gruas dhe edukimin e aftësimin profesional si mjet drejt arritjes së këtij qëllimi.

Abdixhiku thotë se “si parti e qendrës së djathtë, ne besojmë në lirinë ekonomike të gruas; besojmë në përgjegjësi të barabartë e në përpjekje të përbashkët në krijimin e një shoqërie që i gërsheton vlerat tona tradicionale me kohët moderne. Ky është misioni ynë ideologjik”.

Postimi i tij:

Këtë të diel, një tjetër aktivitet me Forumin e Gruas. Këtë herë folëm për pavarësinë ekonomike të gruas dhe edukimin e aftësimin profesional si mjet drejt arritjes së këtij qëllimi. 🇽🇰💪👩‍🦳

Si parti e qendrës së djathtë 🔵, ne besojmë në lirinë ekonomike të gruas; besojmë në përgjegjësi të barabartë e në përpjekje të përbashkët në krijimin e një shoqërie që i gërsheton vlerat tona tradicionale me kohët moderne. Ky është misioni ynë ideologjik.

Si organizim politik, besojmë në nevojën për krijimin e hapësirës së nevojshme për ekselencë për gruan që aktivizimin politik e ka përkushtim. Dhe LDK mbetet prijetare në këtë drejtim; jo me fjalë, por me shembuj përplot në qeverisje lokale e partiake gjithandej në Kosovë.

Le të jetë kjo një ftesë për bashkim për secilën që ka të njëjtin dedikim. Rruga e Re dhe Kosova ka nevojë për ju! 🔥

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.