
Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Fushë Kosovë ku një mashkull dhe një femër janë rrahur mes vete.
Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor pas rastit
“DHUNË NË FAMILJE – Fushë Kosovë /03.03.2024 –15:00. Është raportuar për një mosmarrëveshje në mes të dyshuarit mashkull dhe një femre kosovare, ku sipas tyre pas një mosmarrëveshje verbale të njëjtit më pas kanë sulmuar fizikisht njëri –tjetrin. Lidhur me rastin palëve u është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, ka thënë policia në raportin e saj ditor.