Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Kryeministër kryej punët e shtëpisë! Largoj konservatorët prej partisë”- PSD-ja me aksion para qeverisë

Gazeta10
08 March 2024 - 11:47

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion përpara Qeverisë së Kosovës, ku i kanë kërkuar kryeministrit Albin Kurti që t’i “largoj konservatorët prej partisë”.

PSD-ja tha se ankesat e Kurtit se nuk po e dëgjojnë deputetët nuk janë bindëse, nëse sipas tyre, vet Kurti është i heshtur para tyre.

“Për më tepër që ne e dimë disiplinën brenda partisë tuaj kur prekën kornizat politike. Apo mbase kjo është shenjë se si mbështjellësi politik e ideologjik i juaji ka material konservator tashmë, dhe ruajtuja e asaj çfarë keni arritur është synimi, përtej kauzave”, thuhet në reagimin e PSD-së, tha PSD-ja.

Më tej, PSD-ja tha se propozimi i ligjeve, por braktisja e debatit publik për ato, lë të kuptojnë se Kurti po rritet duke mirëmbajtur dhe shpesh, sipas tyre, ushqyer rryma të dëmshme për shoqërinë dhe gratë në veçanti.

“Kryeministër kryej punët e shtëpisë! Largoj konservatorët prej partisë”, shkroi PSD-ja para qeverisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.