Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

IKD: ‘Gjykata Speciale’ është përcjellë me parregullsi serioze

Gazeta10
28 Qershor 2022 - 15:03

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), prezanton raportin me titull “Gjykimet Speciale”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ka kaluar 7 vite që nga themelimit i gjykatës. Gjatë kësaj kohe, gjykata është përcjell me parregullsi serioze, mosefikasitet të punës.

IKD rekomandon DHSK dhe ZPS për transparence dhe llogaridhënie, të respektojnë të drejtën e të pandehurve për mbrojtje efektive etj.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës u themeluan në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, një amendamenti kushtetues, si dhe në bazë të Ligjit për DHSK dhe ZPS.

Ato janë institucione të përkohshme me mandat dhe juridiksion të përcaktuar për krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime të tjera sipas legjislacionit të Kosovës.

Kjo gjykatë e ka selinë në Hagë, Holandë. Personeli i tyre është ndërkombëtar, sikurse janë edhe gjykatësit, Prokurori i Specializuar dhe Administratorja. /RTK

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 Maj 2026
Uncategorized
10 Maj 2026
Uncategorized
24 Prill 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.