
Gjykata Speciale ka shkuar në pauzë të dytë, teksa fillon punën pas orës 2:30 në seancën përmbyllëse ndaj Salih Mustafës, raporton Gazeta10.
Pas pauzës së parë, fjalën e ka marrë mbrojtja e Salih Mustafës ku fillimisht i ka dhënë disa qëndrime të përgjithshme mbi aktakuzën që rëndon mbi Mustafën dhe më pastaj ka filluar të paraqes qëndrimet lidhur me dëshmitë që janë prezantuar nga dëshmitarët në kuadër të këtij procesi.
Në seancës e djeshme ndaj Salih Mustafës është kërkuar burgim me 35-vjet. Ai aktualisht është në qendrën e paraburgimit në Hagë. / Gazeta10