Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rohde përgëzon Qeverinë Kurti, e quan moment historik zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

Gazeta10
13 March 2024 - 13:40

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë Kurti për të urdhëruar kalimin e 24 hektarëve tek Manastiri i Deçanit është një moment historik.

Rohde ka thënë se edhe pese zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është shumë i vonuar, ai shënon një hap të rëndësishëm të Kosovës për sundimin e ligjit.

Ambasadori gjerman ka falënderuar të gjithë aktorët politikë, përfshirë edhe Manastirin e Deçanit.

“Vendimi i Deçanit ishte shumë i vonuar, ai shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin e 🇽🇰 për sundimin e ligjit. Urojmë qeverinë e Kosovës, të gjithë aktorët politikë të përfshirë dhe

Manastirin e Deçanit në këtë moment historik”, ka shkruar Rohde.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.