Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fehmi Kupina nuk arrin të zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës në rundin e parë të votimit

Gazeta10
14 March 2024 - 13:05

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka dështuar që ta zgjedh në rundin e parë të votimit kryesuesin e ri, kandidatin e pavarur, Fehmi Kupina.

Në votim morën pjesë, 30 anëtarë, 10 prej tyre abstenuan, ndërkaq 20 votuan pro, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Votimi për zgjedhjen e kryesuesit po vazhdon në rundin e dytë.

Kuvendi i Komunës së Prishtinës, më 27 shkurt në një seancë të të thirrur nga VV-ja, ka shkarkuar kryesuesin e kuvendit komunal, Pëllumb Bajqinovcin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Inicimi për shkarkim të kryesuesit ka ardhur pas prishjes së koalicionit LDK-PDK në nivelin ekzekutiv, duke e lënë në pushtet LDK-në, që tashmë është pakicë në Kuvendin e Komunës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.