
Ish-diplomati Blerim Canaj ka thënë se me krijimin e imazhit se dikush është kundër tij, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tregon se po kërkon rrugë të rrëzohet nga Qeveria.
Canaj në Info10, tha se kjo mund të jetë për shkak të grumbullimit të problemeve, që i kanë pothuajse të gjithë qeveritë, raporton Gazeta10.
“Forma që është për t’u brengosur është krijimi i imazhit të imagjinuar se dikush është kundër meje, dhe ky më rrëzon. Shpesh jam duke menduar se ky po dëshiron mu rrëzu, për shkak se është shumë i mbuluar, dhe e kuptojmë të gjithë, ka shumë probleme…ndonjëherë mendoj se është duke kërkuar rrugë për t’u rrëzuar për shkak të grumbullimit të problemeve që i kanë të gjitha qeveritë”, ka thënë Canaj. /Gazeta10