Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Foda: Ne listën e gjerë kemi rreth 40 futbollistë, lojtarët e grumbulluar do ta kenë rastin të tregojnë veten

Gazeta10
18 March 2024 - 12:13

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka dalë në konferencë për media para ndeshjeve të marsit që Kosova i luan kundër Armenisë dhe Hungarisë.

Foda në konferencë tha se në listën e gjerë ai ka rreth 40 futbollistë dhe nuk mund t’i grumbullojë të gjithë, dhe se lojtarët e ftuar do ta kenë rastin të tregojnë vlerat e tyre.

“Janë dikur rreth 40 deri në 50 futbollistë që i kemi nën vëzhgim. Nuk mund t’i grumbullojmë të gjithë, por jemi munduar që në këtë grumbullim të ftojmë lojtarët që janë në formën më të mirë. Natyrisht që përveç këtyre kemi edhe shumë lojtarë që i shohim si potencial për t’i ftuar për të ardhmen. Secili nga lojtarët do të ketë shansin për ta treguar veten”, deklaroi Foda.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.