Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Foda: Kosova ka lojtarë interesant, jam i sigurt që do të arrijmë rezultatet të mira

Gazeta10
18 March 2024 - 12:21

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka dalë në konferencë për media para ndeshjeve të marsit që Kosova i luan kundër Armenisë dhe Hungarisë.

Foda në konferencë tha se Kosova ka një skuadër interesante dhe lojtarë shumë interesant dhe se është i sigurt që do të ketë rezultate pozitive.

“Kemi një plan të qartë të cilit do t’I përmbahemi për ndeshjen ndaj Armenisë. Kemi përcjellë ndeshjet e lojtarëve, por I kemi përcjellë edhe ‘online’ si kanë luajtur dhe kemi përzgjedhur këta lojtarë. Gjithsesi çdo lojtar e ka mundësinë të tregoj veten për lojërat e ardhshme. Së fundi kam punuar në Zuerich dhe pas një periudhe kam nënshkruar kontratën e re. Më ka ardhur oferta prej federatës së Kosovës. Kemi zhvilluar bisedime shumë të mira. Është përmendur se duan të ndërrojnë shumë gjëra në ekip. Kam punuar shumë me lojtarë të Kosovës te Zuerichu dhe te Kaiserslauterni. Kosova ka ekip shumë interesant dhe lojtar shumë interesant dhe jam shumë i sigurt që do të arrijmë rezultate të mira”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.