Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë – Kurti: Nuk më pengon kritika

Gazeta10
19 March 2024 - 8:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i ftuar në podkestin The Rest is Politics (Pjesa tjetër është politikë) i cili është në kuadër të Apple.

Gjatë emisionit Kurti tha që ShBA-ja, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar mbeten miq dhe aleatë të Kosovës, dhe se i mirëpret kritikat nga ta.

Moderatori në podkestin e Apple, The Rest is Politics, i tha që duket sikur Kurtit nuk i pengon nëse e hidhëron dikë duke iu referuar kritikave të bashkësisë ndërkombëtare për çështjet si ajo e dinarit.

“Pikë së pari nuk më pengon kritika. Jam intelektualisht fëmijë i teorisë kritike, që nga Zhan Zhak Rusoja e deri te Shkolla e Frankfurtit, andaj kritika është e shëndetshme. Besoj që nuk ka progres pa kritikë”, ka thënë Kurti.

“Ne mund të mos pajtohemi por Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Mbretëri e Bashkuar janë aleatët, miqtë dhe partnerët tanë, dhe kjo nuk do të thotë që bashkëpunimi ynë është njëdrejtimëshe. Ne duhet ta dëgjojmë njëri-tjetrin dhe në këtë kuptim besoj që duhet ta mbroj Kosovën ,duhet ta përfaqësoj më mirë madje edhe se aleatët tanë”, u shpreh Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.