Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Granit Tërstena potencon pikën e dobët të Kosovës

Gazeta10
24 March 2024 - 23:08

Emisioni “Kampionët” rikthehet edhe këtë diel, me dy pjesë.

Në pjesën e parë do të flitet rreth kombëtares së Kosovës dhe debutimin e saj nën urdhërat e Franco Fodas.

Në studio të pranishëm janë: Bekim Shotani, Behar Maliqi, Blendi Memaj dhe Granit Tërstena.

Gazetari sportiv, Granit Tërstena veçon pozitën ku Kosova po çalon, dhe që po e ndjekin problemet.

“Kombëtarja e Kosovës problemin më të madh e ka të pozita e mesfushës, aty nuk ka lojtarë mjaftueshëm, dhe këta që i ka nuk po e bëjnë punën siç duhet.” – tha ai.

Tutje, ai tha se trajneri i Kosovës duhet të kthejë sytë kah Superliga e Kosovës.

“Taman për këtë pozitë ka lojtarë me bollëk në Superligën e Kosovës, mirëpo edhe Elvis Rexhbecaj nuk është një opsion i keq për mesfushë” – tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.