Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rrahmani: Këto miqësore na ndihmojnë shumë para ndeshjeve të Ligës së Kombeve

Gazeta10
25 Mars 2024 - 17:13

Amir Rrahmani së bashku më selektorin Franco Foda janë paraqitur në konferencë për media para ndeshjes kundër Hungarisë.

Kapiteni Rrahmani tha se për Kosovën është shumë me rëndësi testimi ndaj kundërshtarëve të fortë.

“Ndeshja ka rëndësi sepse është përgatitore për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Duhet të shohim se çka kërkon trajneri dhe të ndjekim planin e idetë e tij. Është ndeshje e rëndësishme. Na duhet kjo ndeshje, pasi luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë me lojtarë që luajnë në klube të forta evropiane. Shpresoj të paraqesim në fushë atë që trajneri kërkon”, ka thënë Rrahmani.

Rrahmani nuk luajti ndaj Armenisë. Ai u pushua por pritet të jetë gati për ndeshjen në Budapest. Rrahmani ka zbuluar pak nga filozofia e lojës që trajneri gjerman kërkon.

“Trajneri i ka idetë e veta dhe dëshiron të bëjmë presion të lartë në pjesën e fushës së kundërshtarit. Dhe nëse arrijmë ta fitojmë topin ta mbyllim aksionin, pasi në atë formë jemi më afër portës dhe mundësitë janë më të mëdha për të shënuar. Por kur humbasim topin, duhet të luajmë presing të shpejtë. Kjo është një pjesë e asaj që trajneri ka kërkuar nga ne”, ka thënë Rrahmani.

Kosova në qershor luan miqësoret e radhës, kurse në shtator fillon ciklin e ri në Ligën e Kombeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.