
Juristi Bardhyl Hasanpapaj ka thënë se Draft statuti për Asociacionin duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
Në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun, Hasanpapaj ka thënë se nëse Qeveria ka dyshime rreth Draft Statuti për Asociacionin, atëherë atë ta dërgoj në Kushtetuese.
“Dërgimi nuk është çështje e lehtë, sepse në momentin që i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një Draft ti e dorëzon zyrtarisht dhe e bën të qartë se ky është Draft për Statutin. Tani Gjykatës Kushtetuese i mbetet që të vendos a është në përputhje me Kushtetutën apo nuk është”, ka thënë Hasanpapaj. /Gazeta10/
Deklarata e tij e plotë: