
Deputeti i PDK-së, Adrian Kastrati ka thënë se ideologjia e kryeministrit Albin Kurti është e majtë radikale dhe komuniste.
Në emisionin ‘Gallatë’ me Arben Ahmetin, Kastrati ka thënë se literatura mbi të cilën është ndërtuar Kurti ka vetëm antiamerikanizëm, raporton gazeta10.
“jo rastësisht tek Kurti janë të mbledhur majtistët radikal si Dejona Mihali dhe të tjetër dhe të kombinuar me këta jugosllavet titist si Veton Surroi, nipat dhe mbesat e tyre dhe deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë asnjë ndikim në vendimmarrje”, ka thënë Kastrati.
Sipas tij, fjalimet e deputetëve të Vetëvendosjes ua shpërndan Dejona Mihali.
Kastrati me ironi ka thënë se qysh mundet Albin Kurti me qeverisë me Kosovën kur ai punën e parë e ka si deputet i Kuvendit të Kosovës.
“Mami e babi deri në vitin 2013 ja kanë paguar faturat e rrymës”, ka thënë Kastrati. /Gazeta10/