Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti bashkë me Rifat Jasharin përkujtojnë të vrarit në Masakrën e Izbicës

Gazeta10
28 March 2024 - 12:57

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në përkujtimin e 25 vjetorit të masakrës së Izbicës.

Ai në Izbicë është pritur nga vëllai i komandantit legjenar, Adem Jasharit, Rifati.

Të dy se bashku kanë bërë homazhe pranë varreve dhe lapidarit me emrat e personave të vrarë në këtë masakër nga ushtria paramilitare e Serbisë, raporton gazeta10.

Më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.

Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë ndaj Kosovës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.