Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çuçi me kërkesë për kryetaren e Shqipërisë: Të themelohet një komision për të luftuar ndërhyrjen në proceset demokratike

Gazeta10
28 March 2024 - 19:19

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi i ka adresuar një kërkesë kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla që të krijojë një Komision të Posaqëm Parlamentar.

Ky komision do ta ketë fokus kordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes në proceset demokratike në Shqipëri.

Ai këtë kërkesë e ka parashtruar edhe në rrjetin social “Twitter”, raporton Gazeta10.

“Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike, që mund të përfshijnë fushatat e dezinformimit në mediat tradicionale dhe sociale për të ndikuar në opinionin publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për përpjekjet për dezinformim, shantazhimin ekonomik të aktorëve publikë dhe manipulimin e shoqërisë civile”, tha ai përmes postimit në Twitter./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.