Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E dhimbshme: Ky është personi që vdiq tragjikisht në pishinën në Istog

Gazeta10
31 March 2024 - 14:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Istog, ku një person dyshohet se ka vdekur në një pishinë të mbyllur.

Rasti ka ndodhur në pishinën gjysmë Olimpike “Onix” në Banjë të Istogut, ku viktima po qëndronte brenda.

Sinjali mëson se viktima është Gëzim Hoxha 53-vjeçar, dhe gjatë kohës që po qëndronte në pishinë, viktima kishte kërkuar ndihmë nga stafi.

Mjeku kujdestar i pishinës i kishte ofruar ndihmë mjekësore dhe me autoambulant ishte dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.