Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi

Gazeta10
02 April 2024 - 10:22

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar Masakrën në shtëpinë e familjes Vejsa, ku ,  25-vjet më parë, regjimi gjenocidal serb vrau e pastaj dogji në bodrumin e shtëpisë së familjes Vejsa anëtarët e këtyre familjeve nga mosha 2 e deri në atë 75 vjeçe.

Osmani ka thënë se djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë, e cila edhe sot vazhdon t’i mbrojë kriminelët që kryen këto krime makabre me qëllim të qartë gjenocidal.

Ajo është zotuar se Kosova do të vazhdojë betejën për drejtësi.

 “Emrat e fëmijëve dhe grave martire të familjeve: Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi nga Gjakova, janë kujtim i përhershëm dhe dëshmojnë rrugën e vështirë të aspiratave tona për liri e shtet. 25-vjet më parë, regjimi gjenocidal serb, egërsinë e manifestoi kur vrau e pastaj dogji në bodrumin e shtëpisë së familjes Vejsa anëtarët e këtyre familjeve nga mosha 2 e deri në atë 75 vjeçe. Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë, e cila edhe sot vazhdon t’i mbrojë kriminelët që kryen këto krime makabre me qëllim të qartë gjenocidal.

Duke mbajtur gjallë kujtimin për ta, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi. Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, ka thënë presidentja Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.