Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Të paktën 27 persona të vdekur nga zjarri në një klub nate në Stamboll

Gazeta10
02 April 2024 - 16:51

Të paktën 27 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të një zjarri në një klub të natës në qendër të Stambollit, sa kanë qenë duke u kryer renovime në objekt gjatë ditës, ka thënë Zyra e Guvernatorit të qytetit.

Zjarrfikësit dhe pjesëtarët tjerë të ndihmës së parë e kanë rrethuar zonën e klubit, që gjendet në dy katet e poshtme të një ndërtese 16-katëshe në zonën Gajretepe.

Sipas Zyrës së Guvernatorit, një person është në gjendje kritike në spital.

Tre prokurorë janë duke e hetuar shkakun e zjarrit dhe pesë persona janë ndaluar, sipas ministrit turk të Drejtësisë, Yilmaz Tunc./REL

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.