Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gashi e zbulon se si i mbeti nofka KATANA heroit Agim Ramadani

Gazeta10
10 April 2024 - 22:55

Nesër shënohet 25 vjetori i rënies së heroit të kombit, komandantit të Brigadës 138, Agim Ramadanit.

Ish-bashkëluftëtari i tij, Xhafer Gashi, në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka treguar se si i mbeti nofka Katana heroit Agim Ramadani.

“Agimi e ka përzgjedh vet Katana, nga një hero i mëhershëm i cili e ka pas mbiemrin Katana. Ai kishte luftuar bandat kriminale në Samuraj në Japoni”, ka rrëfyer Gashi.

Gashi tutje ka thënë se Agim Ramadani ka qenë një strateg i jashtëzakonshëm.

“Agimi ka qenë strateg i jashtëzakonshëm në përanditjen e çdo aksioni, ka qenë jashtëzakonisht i përpiktë që jo vetëm vetën ta ruaj, por ta ruaj secilin ushtarë që e kishte në aksion që t’ia zë vendin ku duhet ta ketë dhe vetën e ka pas në rend të dytë për dallim nga ushtarët”, ka rrëfyer Gashi. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.