Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ballkani vazhdon me fitore, mban ende pozitën e parë në tabelë

Gazeta10
13 April 2024 - 17:06

Xhiroja e 29-të në elitën e futbollit kosovar solli disa ndeshje interesante.

Ndër to ishin edhe tri ndeshjet e para të kësaj xhiro, që u zhvilluan në Lipjan, Drenas e Gjilan.

Në Drenas, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Ballkani arriti të triumfojë mbi skuadrën e Feronikelit ’74.

Skuadra e Ilir Dajës ishte më e mirë se ajo e Shefki Kuqit në çdo moment të ndeshjes. Takimi u mbyll 2-0 në të mirë të suharekasve.

Së pari për Ballkanin shënoi Nazmi Gripshi nga pika e bardhë, derisa për golin e dytë u përkujdes Danfa.

Kështu, Ballkani mbetet ende në pozitën e parë në tabelë me 59 pikë të tubuara.

“Nikli” I Shefki Kuqit zë pozitën e 8-të në tabelë me 30 pikë.

Xhiron e ardhshme, Ballkani pret Dritën në Suharekë, teksa Feronikeli ’74 udhëton për të SC Gjilani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.