Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gjilani s’po ndalet me fitore, mposht edhe Prishtinën

Gazeta10
13 Prill 2024 - 17:13

Java e 29-të në elitën e futbollit kosovar ishte e përbërë me disa ndeshje shumë interesante.

Në derbin e javës mes Prishtinës e Gjilanit, triumfoi ky i fundit, në fund të takimit.

Skuadra e Gentjan Mezanit gjeti fitore prej 2-1, në takimin e luajtur në “Sami Kelmendi” në qytetin e Lipjanit.

Të parët në epërsi dolën pikërisht Gjilani me anë të Kushtrim Shabanit.

Për 1-1 shënoi Rilind Nimani i Prishtinës në minutën e 61-të të ndeshjes.

Gjilani riktheu epërsinë më një supergol të shënuar nga ana e Qëndrim Ismajlit.

Gjilani tashmë është në pozitën e shtatë në tabelë me 33 pikë të grumbulluara, ndërsa Prishtina ka vendin e sigurtë në mesin e tabelës me 40 pikë në emrin e saj.

Xhiron e ardhshme, Prishtina luan ndaj Malishevës, teksa Gjilani pret në shtëpi Feronikelin ’74.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.