Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti flet me ambasadorin britanik për anëtarësimi e Kosovës në Këshillin e Evropës

Gazeta10
13 April 2024 - 19:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Nga Zyra e Kryeministrit u bë e ditur se dyshja kanë folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe për rëndësinë e këtij anëtarësimi.

“Marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet aktuale ishin temë e diskutimit. Diskutimi u fokusua edhe në hapin e radhës drejt anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshill të Evropës dhe rendësinë që anëtarësimi në këtë organizatë sjell në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave përmes qasjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Kuti poashtu ka folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar si shtet themelues i Këshillit të Evropës, aleat dhe partner i Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.