Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Naim Biçkaj: Ndeshja Ferizaj – Ulpiana ka qenë tentim për kurdisje

Gazeta10
14 April 2024 - 23:11

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj here me detaje ekskluzive.

I ftuar në studio është edhe presidenti i Kikës së Hogoshtit, Naim Biçkaj.

Fillimisht, presidenti Naim Biçkaj shprehu keqardhje për vendimin e marrë nga FFK-ja për dy klubet që bëjnë pjesë në Grupin B të Ligës së Parë, aty ku bën pjesë edhe klubi i tij, Kika.

Tutje, ai tha se trukimet e ndeshjeve janë imazhi më i keq i futbollit kosovar, duke besuar se edhe një ndeshje e Ulpianës ka qenë e dyshuar për kurdisje.

“Edhe ndeshja Ferizaj – Ulpiana ka qenë tentim për kurdisje, edhe është parë në fushë, por edhe e tha edhe lojtari në fjalë, i cili ka qenë vet pjesë e ndeshjes” – tha ai.

Kika e Hogoshtit është e fundit në tabelë, mirëpo tash ka siguruar mbetjen në ligë pas përjashtimit të Vllaznisë e Ulpianës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.