
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri nga Strasbourg ka dhënë detaje sa i përket zhvillimeve në Këshillin e Evropës.
Ai ka treguar edhe se cila situatë i ka acaruar delegacionin serb, raporton Gazeta10.
Gjithashtu ai ka shtuar se pas rrëzimit të amandamente të Serbisë nëse në seancën e orës katër 10 deputet ngriten në këmbë këto amandamente mund të diskutohen prapë.
“Në një situatë gjatë diskutimit që e kemi pasë me grupin politik të IPP-së, se nëse antarësohet Kosova në Këshillin e Evropës atëherë do të fitojnë të gjithë, pra është një ‘WIN WIN’, dhe kjo situatë e ‘win win’ e ka acaruar njërën nga antaret e delegacionit serb, pse e kam thënë se është një fitore për të gjithë se pas antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do të përfitojnë edhe 2 milionë qytetarët nga Kosova, por në këtë 2 milionë 5 % janë qytetarë serb”, tha ai në Kanal10./Gazeta10