
Një zhurmë shpërthimi ia prishi gjumin një familjeje serbe në Zherovnic të Zveçanit.
Një granatë dore, u hodh pikërisht në oborrin e shtëpisë së tyre, në rrugën kryesore të lagjes.
Për fat, nga ky shpërthim i orës 2 të mëngjesit, pasoja në njerëz nuk pati, por se familja, dyshon për sulm të qëllimshëm, raporton Kanal10.
Pasojat vërehen edhe në dritaren e shkollës, e cila është përballë shtëpisë.
Ky rast është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët thanë se të dyshuarit nuk janë identifikuar ende. /Gazeta10/
Kronikën e plotë e gjeni me poshtë: