
Avokati Xhevdet Smakiqi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka dhënë një deklaratë të fortë sa i përket, zëvedësdrejtorit të Policisë, Dejan Jankoviq.
Ai ka thënë se zëvedësdrejtori i policisë, Jankoviq e ka njohur Republikën e Kosovës para Kurtit dhe Vetëvendosjes, raporton Gazeta10.
“Dejan Jankoviq e ka njohur Republikën e Kosovës para Lëvizjes Vetëvendosje dhe para kryeministrit Kurti, ai e ka përkrahur Kosovën që nga viti 2003-2004, këta nuk e mbrojnë Jankoviq pasi i humbin ‘like’ në Facebook dhe kanë politikë populliste”, tha ai në Kanal10./Gazeta10