
Emisioni “Kampionët” edhe këtë të diel trajton temën rreth kurdisjeve dhe gjërave të tjera që po dëmtojnë futbollin kosovar.
Ramiz Shala, pjesë e panelit të sotëm, thotë se FFK-ja është ngutur me vendimin e tij kundrejt Vllaznisë e Ulpianës.
“Qysh mundet Federata me e vërtetu që një ndeshje është e kurdisur brenda 48 orëve, ky vendim është i ngutshëm, edhe pse mundet me qenë e vërtetë” – tha ai.
FFK-ja ka përjashtuar nga Liga e Parë skuadrën e Vllaznisë dhe të Ulpianës përshkak të kurdisjes së ndeshjes Ulpiana 3-4 Vllaznia.
Nga sezoni i ardhshëm, dy skuadrat do të luajnë në Ligën e Dytë.