
Emisioni “Kampionët” edhe këtë të diel trajton temën rreth kurdisjeve dhe gjërave të tjera që po dëmtojnë futbollin kosovar.
Trajneri kosovar, Emin Bajrami ka folur rreth largimit të tij nga Ulpiana.
Ish-trajneri i Ulpianës ka treguar arsyen e largimit të tij nga skuadra e Lipjanit.
“Arsyeja kryesore që unë jam larguar nga Ulpiana është se nuk është respektuar kontrata nga ana e klubit, ndërsa nuk ka arsye tjetër” – tha ai.
Emin Bajrami ishte akuzuar se ishte larguar nga Ulpiana pasi ndeshja me Ferizajn ishte trukuar dhe nuk kishte pëlqimin e trajnerit.