
Sulmuesi i Prishtinës, Hasan Hyseni është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 30-të në Superligën e Kosovës.
Hyseni shënoi golin vendimtar kundër Malishevës, që i siguruan skuadrës së tij pikët e plota.
Pasi mori këtë çmim futbollisti i FC Prishtinës u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.
“Faleminderit për këtë çmim. Është një vlerësim i madh për mua. Dua t’ia dedikoj të gjithë bashkëlojtarëve që kanë pasur meritë për këtë fitore. Shpresojmë që të vijnë edhe çmime të tjera në të ardhmen.”
Prishtina renditet në pozitën e pestë në tabelë, me 43 pikë të grumbulluara.
Ndeshjen e ardhshme, “bardhekaltërit” e luajnë kundër Dritës në kuadër të Kupës së Kosovës.