Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reshitaj për ngacmimet seksuale: Po shndërrohet në kancer, po prodhon pasoja me fatalitet

Gazeta10
23 April 2024 - 21:28

Universiteti i Prishtinës ka pezulluar sot profesorin Xhevat Krasniqin, pasi po akuzohet për ngacmim seksual.

Depuetetja Albena Reshitaj në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se ngacmimet seksuale po shndërrohet në kancer dhe po prodhon pasoja me fatalitet.

“I gjithë prodhimi i kësaj vjen si rezultat i neglizhencës dhe mos reagimit në kohë të duhur nga institucioni, në këtë rast Universiteti i Prishtinës. Sepse më vjen keq që më duhet të marrë një krahasim me ngjarjet e dhunës në familje dhe pasojave pastaj kur ne po reagojmë vonë dhe pastaj po merremi me pasojën”, ka thënë Reshitaj.

Ajo ka thënë se për të dal nga situatë duhet që kjo çështje t’u lihet në duar ekspertëve të pavarur.

“Pasojat në shoqërinë tonë janë të thella dhe kërkojnë një tranzicion me më sa më pak tronditje dhe dhimbje kolektive dhe gjithë kjo bëhet nëse iu lë hapësirë ekspertëve pa dallim partie dhe besa do të ishte ë mirë të mos ishte pjesë e partive politike që t’u japim hapësirë atyre që të japin kontributin e tyre profesional”, ka thënë Reshitaj. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.