Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zogaj: Këto janë tri problemet më të mëdha me të cilat po ballafaqohen kryeqytetasit

Gazeta10
24 Prill 2024 - 0:10

Nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj ka njoftuar për tri problemet më të mëdha që po përballën kryeqytetasit.

Zogaj në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin në Kanal10, ka thënë se e kanë realizuar një anketë përmes secilës e kanë kuptuar për tri problemet më të mëdha që i kanë renditur qytetarët.

“Tri problemet që na dalin në kryeqytet janë numri i madh qentë endacak, problemi numër dy menaxhimi i mbeturinave dhe problemi numër tre menaxhimi i trafikut. Dhe ne këtu jemi fokusuar, sepse ne po i shohim ku janë problemet, i kemi bërë krejt analizat dhe e dimë me saktësi të plotë ku janë problemet dhe andaj duhet t’i atakojmë këto probleme”, është shprehur Zogaj.

Zogaj ka njoftuar me punët që kanë bërë për zgjidhjen e problemit me numrin e madh të qenve endacakë.

“Kemi bërë shumë në kuptim të qenve endacakë, por pak po shihet për fat të keq. Kemi shpenzuar mbi 2 milionë euro në proces që quhet kap, strelizo, vaksino dhe lëshoje qenin prap aty ku e ke marrë. Ky proces nuk i jep efektet e veta shpejtë, por i jep ne afatgjatë, por kjo nuk mjafton që ne me zgjidh problemin e qenve endcakë”, është shprehur Zogaj.

Ai ka thënë se punë të madhe janë duke bërë edhe në menaxhimin më të mirë të mbeturinave dhe të trafikut. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.