Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kryeprokurori i shtetit thotë se ka edhe ndeshje tjera që po hetohen në futbollin kosovar

Gazeta10
28 April 2024 - 22:38

Emisioni “Kampionët” vjen edhe këtë javë në ekranet tuaja me detaje ekskluzive rreth kurdisjeve që ndodhën kohëve të fundit në futbollin kosovar.

Në një intervistë për “Kampionët”, kryeprokurori i shtetit, Besim Kelmendi ka dhënë detaje ekskluzive rreth kurdisjeve në futbollin kosovar.

Ai bën me dije se përveç ndeshjes Ulpiana – Vllaznia, ka edhe ndeshje tjera që po hetohen nga prokuroria.

“Çdo dyshim që është shpërfaqur e kemi marrë me seriozitet të madh, sidomos kur mediat kanë publikuar lajme për kurdisje, kemi filluar menjëherë me hetime ndaj ndeshjeve të caktuara. Kohëve të fundit ka pasur edhe ndeshje që është folur se ka kurdisje.”

Ai tutje bëri me dije se Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive është gjithmonë syhapur rreth këtyre dyshimeve.

“Mund të konfirmojë se ne si Këshillë, jemi gjithmonë syhapur karshi këtyre shkeljeve, 24 orë jemi në ndjekje të emisioneve e ndeshjeve sportive për të gjetur shkelje e për t’i dënuar ato” – tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.