
Komentatori politik, Blerim Gashi ka komentuar dokumentin 13 pikësh të përpiluar nga diplomatët e huaj që kanë qenë të pëerfshirë në dialogun Kosovë-Serbi.
Gashi në Info10 tha se edhe bashkësia ndërkombëtare nuk ka më kohë ta pret Kosovën dhe se liderët kosovarë, këtë do të duhej ta kishin parasysh, pasi sipas tij, shteti serb do ta shfrytëzoj këtë mundësi, shkruan Gazeta10.
“Diplomatët e huaj kur kanë takuar gjithë liderët kosovarë, nuk i kanë takuar për t’i pyetur si jeni? Ka aty një arsye pse? Është më shumë një koordinim dhe përafrim i spektrit politik në Kosovë për me i shti në binarë për luftë të brendshme politike. Dhe për t’i këshilluar që të mos ta përdorin për secilin efekt që mund të ketë. Është e rëndësishme që sikur Kurti dhe lidërt opozitarë ta kenë parasysh këtë moment, pasi nuk ka kohë bashkësia ndërkombëtare të na pres neve, sepse mund t’i shfrytëzoj ato të drejta Serbia”, tha Gashi në Info10. /Gazeta10