Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Albion Rrahmani, më i miri i muajit te Rapidi

Gazeta10
03 May 2024 - 17:24

Albion Rrahmani është zgjedhur “Lojtari i muajit” për muajin mars te Rapid Bukureshti.

Ai këtë çmim e fitoi nga tifozët e këtij klubi, të cilët votuan për më të mirin e muajit

Rrahmani gjatë muajit mars regjistroi katër paraqitje për Rapidin, teksa shënoi tre gola dhe shtoi një asistim.

Reprezentuesi i Kosovës është një nga futbollistët kryesorë te skuadra rumune këtë sezon.

23-vjeçari ka shënuar 19 gola dhe ka kontribouar me katër asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.