Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

4 maji, zjarrfikësit do të parakalojnë me automjete për shënimin e kësaj dite

Gazeta10
04 May 2024 - 8:41

Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve.

Për ta shënuar këtë ditë, të shtunën Zjarrfikësit në agjendë kanë parakalimin me automjete që do të bëhet nga ora 9 deri në 10 të mëngjesit.

Derisa në objektin kryesor të BPZ-së me fillim nga 10:30 do të mbahet edhe një organizim për shënimin e kësaj dite, kur përveç zëvendës komandantit të Brigadës, Malë Gashi do të jenë të pranishëm edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama e kryetar i sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka.
Ndryshe, Dita botërore e zjarrfikësve shënohet çdo 4 maj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 August 2026
Lajme
03 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.