
Takimi i sotëm në Strasburg i zëvendësministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të Këshillit të Europës ka përfunduar pa e futur në agjendë kërkesën e Kosovës për anëtarësim për mbledhjen e ardhshme të Komitetit të Ministrave këtë muaj.
Gjermania dhe Franca i kanë vënë kusht Qeverisë së Kosovës zbatimin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Deeputeti i AAK-së, Besnik Tahiri në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, është shprehur i nervozuar për kushtin e Asociacionit.
Këtu jam pak kritik edhe për Komitetin e Ministrave edhe për Kurtin nëse e kanë pas këtë qëndrim është dashtë me na tregu në fillim, se jena lodh nuk është as në raport dhe kjo nuk është fer. Të jemi korrekt, unë jam në opozitë por duhet të them diçka që është jo korrekt”, ka thënë Tahiri. /GAZETA10/