
Në Maqedoninë e Veriut sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.
Për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe rezultatin e tyre ka folur analisti politik nga Maqedonia, Blerim Hyseni.
Ai është shprehur i habitur me numrin e madh të votuseve qe kanë dal në këto zgjedhje.
Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Hyseni beson që është arritur një marrëveshje e heshtur mes dy partive me të mëdha maqedonase VMRO – LSDM për zgjedhjen e presidentit, raporton gazeta10.
“Partitë politike maqedonase, qoftë pozitë apo opozitë kanë bërë një marrëveshje të heshtur për arritjen e censusit mbi 40 përqind që është e nevojshme që Maqedonia të këtë president të ri. LSDM me kandidatin e saj ishte e pamundur që të shkonte me tutje, pasi dallimi në vota me kandidatin e VMRO ishte shumë i madh në raundin e parë dhe duket që LSDM u dorëzua duke arritur një marrëveshje të heshtur”, ka thënë Hyseni.
Ai ka thënë se me këtë dalje të votueseve Maqedonia do të ketë president të ri. /Gazeta10/