Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Berisha shpërthen ndaj krerëve: Mendojnë t’u japin ligjërata Macronit, Scholzit e Blinkenit

Gazeta10
09 May 2024 - 21:12

Gjermania dhe Franca i kanë vënë kusht Qeverisë së Kosovës që të bëjë hapin konkret për themelimin e Asociacionit në këmbim të antarësimit në Këshillin e Evropës.

Komentatori politik Rid Berisha ka akuzuar kryeministrin Kurti si të padijshëm në negociata për Kosovën.

Berisha në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka shpërthyer ndaj krerëve të shtetit duke thënë se ata mendojnë t’u japin ligjërata Macronit, Scholzit e Blinkenit.

“Këta janë kijameti i padijës politike… Pse janë kaq strateg të dobët në politikbërje besom as në imagjinatën më të rëndë nuk e kisha mendu këtë punë. Pse janë kaq të padijshëm pse mendojnë këta me ju mbajtë ligjerata Macronit Scholzit, Bidenit, Blinkenit, se si duhet me qenë e drejta normative e Kosovës”, ka thënë Berisha. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.