
Zëdhënsja Politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka vizituar një grua të mbijetuar të luftës, raporton Gazeta10.
Halimi ka thënë se ka biseduar me të se si kjo kategori po përballet me dhimbje dhe luftë për vështirësit për mbijetesë.
Halimi ka thënë se shteti ende nuk e ka gjetur adresen e kësaj kategorie.
Tutje, Halimi ka ndarë edhe një mbishkrim që gjendet në muret e organizatës e ku shkruhet “Po jetoj në mesin tuaj, por pa mbështetjen tuaj”.
Këtu keni postimin e plotë:
“Në vizitë tek mikja ime Kadirja në Drenas. Gruaja e cila nuk pushoi kurrë së punuari për kategorinë, e cila mezi po i mbijeton vështirësive të përditshmërisë – gratë e mbijetuara të luftës. Rrëfimet e saj janë dhembje që vështirë t’i bashkëngjiten realiteteve të të tjerëve në vendin tonë. Biseduam gjatë, se si edhe 22 vite pas luftës, gratë e mbijetuara jetojnë me heshtjen e dhembjen e tyre të shndërruar në fuqi për t’i dalë ballë mbijetesës. Shteti ende nuk e ka gjetur rrugën drejt adresës së këtyre grave, derisa për gratë e kaluara vazhdon çdo ditë e me shumë të zë vend në qenien e saj!
Një mbishkrim në muret e ftohta të organizatës, të cilën e drejton mikja ime shkruan: “Po jetoj në mesin tuaj, por pa mbështetjen e juaj”. Mbase të jetë një thirrje për shtetin; për një përkujdesje për gratë, të cilat besoj që nuk do duhej të bënin aq shumë për të dëshmuar e për t’i bindur të tjerët rreth asaj çfarë përjetuan”, ka shkruar Halimi në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10