Lajme

Kushti i ri për anëtarësim në KiE, diplomati shqiptar: Kërkesa vjen nga vendet që janë angazhuar në procesin e dialogut

Gazeta10
11 Maj 2024 - 20:41

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, ka thënë se kushti i ri për anëtarësimin e Kosovë në KiE, është nga shtete që janë angazhuar maksimalisht në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Hasani ka thënë se është e vërtet që është investuar së fundmi në negociata intensive gjithashtu me zyrtarët më të lartë në Kosovë.

“Ka një kërkesë nga disa vende të rëndësishme që buron nga angazhimi maksimal, sidomos gjatë dy viteve të fundit, në mbështetje të normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe për kontributin e drejtpërdrejtë që ato kanë dhënë edhe në rastin e Projekt-Statutit të Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe. Është e vërtetë që është investuar së fundmi në negociata intensive gjithashtu me zyrtarët më të lartë në Kosovë.”

“Së pari, është se korniza e kritereve të anëtarësimit në Këshillin e Evropës bazohet në strukturën e konventave dhe mekanizmave të Këshillit të Evropës. Trajtimi i të drejtave të minoriteteve në vende anëtare, apo ato që aspirojnë të bëhen anëtare si në rastin e Kosovës, kontrollohet, monitorohet dhe asistohet nëpërmjet shumë prej këtyre mekanizmave, por rol kryesor luan Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve dhe Komiteti Këshillimor i kësaj Konvente”, ka thënë Hasani në një intervistë për Nacionalen. 

Ai tutje është shprehur se Kosova ka më shumë se 10 vite që ka një bashkëpunim të shkëlqyer me KiE-në, ani pse nuk është anëtare e kësaj organizate.

“Kosova prej më shumë se 10 vjetësh ka një bashkëpunim të shkëlqyer me këtë mekanizëm, pavarësisht se nuk është anëtare e kësaj organizate dhe ajo ka përfshirë në legjislacionin e brendshme shumë prej parimeve dhe rekomandimeve të këtij mekanizmi, bile mund të them se ka bërë edhe më tepër se shumë vende që aktualisht janë anëtare të Këshillit të Evropës.”

“Së dyti, është konteksti politik, situata me dialogun Serbi-Kosovë dhe situata e përgjithshme e sigurisë, por edhe konteksti i qëndrimeve të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.” – ka thënë Hasani ndër të tjera.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.