Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Do të mund të bëjmë politika më të mira

Gazeta10
11 May 2024 - 22:48

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë thirre që qytetarët që nuk janë regjistruar akoma të regjistrohen, sepse ky proces do të vazhdojë edhe javën në vijim, deri me 17 maj.

“Me këtë regjistrim do ta dijmë saktë se sa pensionistë jetojnë në Kosovë, por edhe sa fëmijë nën moshën 16 vjeçare. Do ta dijmë edhe madhësinë e familjes mesatare, si dhe shumë të dhëna tjera demografike”, ka thënë Murati.

Ministri është shprehur se nga regjistrimi i popullsisë do të varen pensionet, shtesat e fëmijëve, politikat sociale, buxhetet komunale dhe shumë vendime tjera.

“Nëse nuk regjistroheni, praktikisht nuk do të ekzistoni në statistikat e shtetit. Prandaj është e domosdoshme që secili prej nesh të regjistrohet në mënyrë që të kemi të dhëna të sakta dhe të mund të bëjmë politika më të mira”, ka thënë tutje ministri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.