Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një i mitur sulmon disa herë me kaçavidë një person në Viti

Gazeta10
12 May 2024 - 11:43

Pas një konflikti verbal mes dy personave në Viti, është përfshirë një i mitur i cili ka goditur disa herë njërin nga ta.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit, ndërsa i mituri me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Njoftimi:

VRASJE NË TENTATIVË

Viti 11.05.2024 – 15:40. Pas një konflikti verbal në mes të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, në rast është përfshirë edhe i dyshuari mashkull kosovar –i mitur, i cili e ka sulmuar me kaçavidë viktimën duke e goditur disa here duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari i mitur me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.