
Emisioni “Kampionët” vjen edhe këtë të diel, duke trajtuar tema të ndryshme, që kanë të bëjnë sportin në përgjithësi në Kosovë e Shqipëri.
I ndarë në dy pjesë, emisioni “Kampionët” i kësaj të diele, fillimisht merret me temën kryesore të javës, vendimin e FSHF-së për të organizuar një kampionat evropian së bashku me Serbinë.
Të ftuar në studio, për të dhënë mendimet e tyre rreth kësaj teme janë Blendi Memaj dhe Nexhmedin Spahiu, derisa në lidhje direkte ishte edhe Enriko Gabaj, gazetar i sportit në “Euroneës Albania”.
Analisti i mirënjohur, Nexhmedin Spahiu po thotë se është kundër të fishshkëllehet himni i Kosovës e të glorifikohet ai i Shqipërisë.
“Budallakia ma e madhe te ne në sallat sportive bëhet kur fishkëllehet himni i Kosovës dhe këndohet himni i Shqipërisë, nuk bën të mos tregosh respekt për himnin e shtetit tënd, që ti je rrit e jeton ende” – tha ai.