Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla viziton komunat që u prekën nga vërshimet, thotë se MPB-ja ka kontribuar për stabilizimin e situatës

Gazeta10
17 September 2022 - 20:28

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar Gjakovën dhe Rahovecin, dy komunat që u prekën nga vërshimet, raporton Gazeta10.

Ai në këtë vizitë ka qenë i shoqëruar po ashtu edhe nga disa zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Sveçla ka thënë se ministria që ai drejton ka ofruar kontributin përmes zjarrfikëve.

Këtu keni postimin e plotë:

“Sot, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi, Zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z.Imri Demelezi, ud. Drejtori i AME, z.Shefki Abdullahu dhe zyrtarë të institucioneve përkatëse vizituam Komunën e Gjakovës dhe Rahovecit për të parë nga afër gjendjen në këto dy komuna pas vërshimeve dhe reshjeve të shumta.

Me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini vizituam familjet në lagjet të cilat janë të prekura nga vërshimet. Gjatë kësaj vizite kuptuam nevojat e qytetarëve dhe ofruam përkrahjen e parezervë të organizmave reagues me qëllim të tejkalimit të situatës.

Me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, vizituam fshatin Fortesë ku u njoftuam për dëmet të cilat janë shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut.

Ministria e Punëve të Brendshme përmes Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave ka ofruar kontributin me zjarrfikës të cilët janë angazhuar në evakuim të familjeve në lagje të ndryshme.

Policia e Kosovës dhe FSK është në koordinim të ngushtë me dy Komunat që t’iu përgjigjet kerkesave dhe nevojave të qytetarëve gjatë tërë kohës”, ka shkruar Svecla në llogarinë e tij në Facebook  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.