
As sot nuk u vendos në agjendën e ministrave aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se Qeveria nuk ka dështuar për dështimin për anëtarësim në KiE.
Bajqinovci ka qenë i ashpër me ndërkombëtarët lidhur me kushtin që ia kanë vendosur Kosovës që është themelimi i Asociacionit në këmbim të anëtarësimit në KiE.
“Ndërkombëtarët kanë rrejt në këtë rast Kryeministrit dhe të tjerëve u është kërkuar vetëm Manastiri. Raporti i Bakayonis ka qenë pozitiv i cili është votuar me 81 për qind dhe në fund ndërkombëtarët e kanë tradhtuar Kosovën”, ka thënë ai.
Deputeti i VV-së ka thënë se çështja e Asociacionit në fund është vënë si kriter për antarësimin në KiE.
“Nuk mbahet mend në asnjë shtet i cili ka aplikuar në Këshillin e Evropës dhe që në fund i është vendosur kriter i ri”, ka thënë Bajqinovci. /GAZETA10/